Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje procedohet në seancë

13 dhjetor 2017 | 13:46

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, i kryesuar nga Daut Haradinaj, ka shqyrtuar të mërkurën Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Komisioni njëzëri i ka dhënë mbështetje këtij projektligji dhe e ka proceduar atë për shqyrtim në seancë plenare.
Anëtari i këtij komisioni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kërkuar që të gjendën mundësitë për blerjen e një aparati “Ortofo”, me anë të se cilët do të jetë më e lehtë orientimi sa i përket legalizimit të objekteve. “Ortofo kushton dhe duhet të sigurohet, në mënyrë që të evidentojmë pa rregulluesit në procesin e legalizimit të objekteve. Është më pastaj çështja e stafit”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal,…