Prokurori Special i kërkon firmës së Trumpit dokumente rreth Rusisë

15 mars 2018 | 20:30

Prokurori special amerikan, Robert Mueller, i ka nisur The Trump Organization një thirrje për dorëzim të dokumenteve, duke përfshirë disa që janë të lidhura me Rusinë, ka raportuar The New York Times, duke cituar dy persona që kanë njohuri për këtë çështje.

Detajet e thirrjes nuk janë bërë të ditura, ka raportuar NYT, mirëpo kjo është hera e parë që Mueller ka kërkuar materiale të lidhura drejtpërdrejt me biznesin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Mueller është duke hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet Bashkuara dhe bashkëpunimin e mundshëm me fushatën e Trumpit.

Moska mohon të dy supozimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një urë këmbësorësh që shtrihej përgjatë një rruge në kampusin…