Promovohet libri “Njeriu që bëri epokë”

21 shkurt 2018 | 16:56

“Njeriu që bëri epokë” është libri që i kushtohet kryetarit të nderit në KF Feronikeli, Avdi Krasniqi.

Promovimi i këtij libri është bërë të mërkurën në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, kurse pjesëmarrës ishin personalitete të njohur në mesin e të cilëve edhe kryetari i Partisë Liberale të Kosovës (PLK), Skënder Gashi dhe humoristi Rasim Thaçi-Cima.

“Në mesin e njerëzimit, ku mësohet e zbatohet Kodi i nderit, i moralit të pastër, i miqësisë, i dashurisë, i respektit, sakrifica, i vetëmohimi, aty jo, jo s’ka njerëz të vegjël, o të mëdhenj, s’ka të pasur, o varfanjakë, s’ka uri, urrejtje, as mëri, s’ka njerëz të robëruar, as lypsarë, as të uritur, por ka dashuri, vëllazëri, lumturi, paqe…”, ka thënë autori i librit Riza Greiçevci. Në promovimin e librit “Njeriu që bëri epokë” kanë folur edhe ish-trajneri i Feronikelit, Musa Selimi si dhe Fadil Hoxha, Beqir Aliu dhe Izet Avdyli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri amerikan Deontay Wilder ka konfirmuar dëshirën dhe objektivin e…