Protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë

20 dhjetor 2017 | 16:19

Një numër i qytetarëve janë mbledhur të mërkurën para zyrave të KEDS-it, për të protestuar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Me pankarta me mbishkrime “S’tjau ka kakitë”, “S’paguj ma shumë”, “As ni cent ma shumë”, “S’paguj edhe për veriun”, qytetarët kërkuan që mos të zbatohet çmimi për serbet e veriut në faturat e qytetarëve të Kosovës. Më pas, protestuesit kanë marshuar drejt objektit të Qeverisë, duke kërkuar krijimin e një komisioni hetimor parlamentar në lidhje me shtrenjtimin e rrymës.
Rron Gjinovci nga shoqëria civile, ka thënë se fajtorë për këtë gjendje janë politikanët dhe Qeveria e Kosovës. “E privatizuat sepse ‘ju po dini, ju po i grahni’, mirëpo më thoni sipas cilës filozofi i takon shtetit t’i mbuloj humbjet e një firme privat”, deklaruar Gjinovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së…