PSD-ja shtyn tryezën politike, shkak ceremonia e varrimit të Hilmi Haradinajt

17 qershor 2018 | 22:30

Partia Socialdemokrate e Shpend Ahmetit, e cila në bazë të numrit të deputetëve që iu ndanë Vetëvendosjes konsiderohet forca e katërt politike në vend dhe ka rendin e organizimit të tryezës politike, ka vendosur që ta shtyjë atë.

Tryeza ishte planifikuar që të mbahet të hënën (nesër), në orën 11:00. Shkak për këtë shtyrje është bërë ceremonia e varrimit të Hilmi Haradinajt, babait të kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili vdiq sot në mëngjes.

“Të nderuar, ju njoftojmë se për shkak të pjesëmarrjes së përfaqësuesve politikë në varrimin e z. Hilmi Haradinaj; tryeza e partive politike nën organizimin e Partisë Socialdemokrate, e cila duhej të mbahej më 18 qershor (nesër) në ora 11:00, shtyhet për datën 20 qershor (e mërkurë) në ora 11:00”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Protesta kundër marrëveshjes për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë u…