Pse Hykmete Bajrami s’i mbrojti prodhuesit vendorë?

07 qershor 2018 | 08:22

Prodhuesit kosovarë u desh ta presin mesin e vitit 2018 për të qenë të barabartë në treg me ata të huaj, produktet e të cilave deri tani janë shitur më lirë sesa vet kostoja e prodhimit të tyre në Kosovë.

Vendimet e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, për vënien e tarifës prej katër centësh në kilogramë për miell të importuar nga Serbia, dy centë në blloka, dhe në qumështin nga Bosnja dhe Hercegovina ua dhanë këtë të drejtë që u takonte.

Duke arsyetuar këto masa, ai ka theksuar se ato u morën me qëllim të barazimit të kostos së prodhimit me çmimin, që prodhuesit vendorë të jenë të barabartë me ata të huaj.

Ai madje ka shprehur habinë pse këto masa nuk janë marrë më herët, meqë sipas ministrit Hasani ato parashihen edhe në ligjet në fuqi, për Anti-dumping dhe atë për Masa Mbrojtëse.

Por paraardhësja e Hasanit në këtë post, Hykmete Bajrami ka thënë se ajo nuk i ka marrë këto masa për të respektuar ligjet në fuqi dhe marrëveshjet për tregti të lirë.

Ajo ka dështuar të qartësojë për cilat ligje dhe për cilat marrëveshje e ka fjalën, siç ka dështuar t’i mbrojë prodhuesit vendorë nga pabarazia në treg me importuesit.

Ish-ministrja më tutje nënvizon se duhen bërë analiza të mëtjeme për ta vlerësuar efektin e këtyre masave, analiza të cilat ka pasur kohë tre vjet për t’i bërë.

Mbetet akoma e paqartë pse krejt këto punë s’i bëri ministrja gjatë kohës sa drejtonte me këtë dikaster qeveritar. A e pengoi dikush? A u frikësua nga dikush? Apo thjesht s’e kishte vullnetin për ta marrë barrën e këtyre vendime?

Të gjitha këtyre pyetjeve prodhuesit vendorë u kanë kërkuar përgjigje për kohë të gjatë. Përgjigjet që s’ua dha dot ish-ministrja Bajrami, me shumë mundësi, do t’i marrin nga peridhua e zbatimit të vendimeve të ministrit Hasani.

/Klan Kosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj,…