Puigdemont dëshiron të kthehet në Belgjikë

07 prill 2018 | 14:56

Ish-lideri katalunas, Carles Puigdemont ka thënë se shpreson që mund të jetojë në Beligjikë, pasi të kenë përfunduar procedurat ligjore në Gjermani.

Ai është liruar nga arresti në Gjermani të premten.

“Dëshira ime është të kthehem në Belgjikë, por pasi të kenë përfunduar procedurat ligjore këtu në Gjermani”, u ka thënë ai gazetarëve në Berlin.

Puigdemont është liruar nga një burg në Gjermani, pasi ka paguar 75 mijë euro për lirimin e tij me kusht, derisa të merret vendimi për ekstradmin në Spanjë.

Spanja akuzon Puigdemontin për rebelim dhe shpërdorim të fondeve publike lidhur me referendumin e paautorizuar për pavarësinë e Katalonjës në tetor të vitit 2016.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Japonia ka aktivizuar të shtunën njësinë e saj të parë…