Pullat postare “Fauna – Zogjtë e Kosovës”

31 janar 2018 | 15:26

Nga sot Filatelia e Postës së Kosovës lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e pullave postare të titulluar “Fauna – Zogjtë e Kosovës”.

Zogjtë që shfaqen në këto pulla postare janë shtegëtarë, të përhapur në Shqipëri, Kosovë dhe kryesisht në Evropën Veriperëndimore.

Upupa Epops – Pupëza
Koka e pupëzës është e zbukuruar me pendë të gjatë që duket si një kurorë, me një sqep të hollë dhe të gjatë. Ngjyra e ndryshkut në trup, krahët dhe bishti me ngjyrë të zezë dhe me lara të bardha, i jep bukuri të rrallë. Ushqimi i tyre i preferuar mbeten kandrra dhe larvat.

Falco tinnunculus– Skifteri (sokol)
Sokoli apo Skifteri gjendet në hapësira të gjëra, nëpër fusha, ara të mbjella, këneta, etj. Ushqim i tyre i preferuar mbeten insektet dhe fluturat. Lisi është vendi ku sokoli formon folenë.

Sturnus vulgaris–Starlind, Cerloi i zi pikalosh

Shumohet në koloni me të tjerët dhe mund të thuhet se janë të adaptuar shumë mirë me jetën në qytete, me ç ‘rast në qiellin e hapur formësojnë figura të ndryshme atraktive.Foletë e tyre gjenden në vendetë ndryshme: në zgavrat e lisave, në hapësirë të ndryshme tëshkëmbinjve, etj.

Podiceps cristatus–Kredharaku kurorëmadh

Ky lloj është më i njohuri i familjes së kredharakëve. Mashkulli në kokë ka kreshtë, bisht të shkurtër, pendët e dendura dhe këmbët e përshtatshme për notim. Ushqehet me peshq, larva të amfibeve, kandrra të ujit, etj. Çerdhen e formon në ujë në mes të bimëve të kënetës ose të liqenit.

Oriolus oriolus– Bengu
Mashkulli i kësaj specie është kryesisht me pendë të verdhë dhe të zezë, ndërsa femra dallohet me ngjyrën e saj të gjelbër. Janë të turpshëm, kanë fluturim të fortë dhe të drejtë me disa ulje të cekëta. Njihen për këngët e tyre të bukura.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra qytetarë kanë protestuar në qendër të Prishtinës për shkak…