>

Pupovci: Përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga EQAR, sjell këto vështirësi

28 shkurt 20:23

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Pupovci, ka komentuar përjashtimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Ai në një pronocim për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se ky vendim dëmton reputacionin e Kosovës dhe jep një mesazh se arsimi është nën ndikimin e politikës.

“Përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë,  dëmton reputacionin edhe ashtu të lëkundur të arsimit të lartë në Kosovë, pasi përcillet mesazhi se në Kosovë procesi i akreditimit nuk është i besueshëm, respektivisht, është nën ndikimin e politikës. Kjo edhe nuk është larg së vërtetës, pasi Qeveria e re e shkarkoi Bordin e AKA-së, pa asnjë arsyetim të vetëm disa javë pas marrjes së mandatit që nuk mund të interpretohet ndryshe, përveç si ndërhyrje politike në këtë fushë. Ndërhyrjet e tilla nuk tolerohen”, ka thënë Pupovci.

Ai po ashtu ka shtuar se me këtë vendim më të dëmtuarit janë studentët e rinjë që studiojnë në Kosovë.

“Përjashtimi i AKA-së nga EQAR mund të sjellë vështirësi në pranimin e diplomave që fitohen nga institucionet e arsimit të lartë që i akrediton AKA-ja, që do të thotë një lloj izolimi për të rinjtë që kanë zgjedhur të studiojnë në vendin e tyre. Pra, humbësit më të mëdhenj do të jenë qytetarët”, ka thënë Pupovci.

(Arbisa SHEFKIU)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, mori pjesë në…