Putin: Perëndimi do të lodhet nga sanksionet

09 shkurt 2018 | 21:28

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u tha liderëve rusë të biznesit se ai beson se vendet perëndimore do të lodhen “së shpejti” nga sanksionet kundër Moskës dhe se marrëdhëniet do të përmirësohen.

Putin i bëri komentet në një takim me dyer të mbyllura me Unionin Rus të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve – një grupim i shefave dhe manjatëve të kompanive.

“Mendoj se ata që e bëjnë këtë, do të lodhen vetë së shpejti. Shpresoj se do të fillojmë rrugën e marrëdhënieve normale”, cituan mediat ruse Putinin, duke folur për sanksionet e ndërmarra nga Perëndimi.

Komentet e Putinit vijnë disa javë përpara zgjedhjeve presidenciale të 18 marsit, të cilat pritet t’i fitojë Putin.
Megjithatë, ka raporte se elita ruse është e shqetësuar për sanksionet që kanë pasur efekt në ekonomi dhe kanë komplikuar marrëveshjet tregtare dhe biznesore me Perëndimin.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe të tjerë kanë vendosur sanksione kundër Rusisë, pasi kjo e fundit ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe ka ndërhyrë në konfliktin separatist në lindje të Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët rusë të sigurisë kanë arrestuar disa shkencëtarë që punojnë…