Putini, Trumpit: Topi është në dorën tënde (Foto)

16 korrik 2018 | 18:29

Takimi në mes të presidentit amerikan, Donald Trump si dhe atij rus Vladimir Putin, nuk ka kaluar pa ndonjë shaka.

Pasi të dy presidentët në një konferencë për medie kanë dhënë detaje rreth temave të cilat i kanë diskutuar në këtë takim, presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dhuruar presidentit amerikan, Donald Trump një top futbolli të Kampionatit Botëror “Rusia 2018”.

“Topi është në dorën tënde”, i ka thënë Putini, Trumpit me pak shaka.

Ky koment mes tyre ka pasuar pasi ata kanë diskutuar rreth çështjeve më me ndikim për të dyja vendet, ndërsa Putini la të kuptojë se tani e tutje është përgjegjësi e Trumpit se si të rrjedhin gjërat për raportet ndërmjet Rusisë dhe ShBA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Landovicë të Prizrenit është varrosur me nderime të larta…