Pyetjet e vështira që ua bën stafi i “Facebook” kandidatëve për punë

18 dhjetor 2017 | 22:21

“Facebook” së fundmi është shpallur kompania më e mirë në Amerikë, në sajtin ‘Glassdor’.

Duke marrë parasysh këtë, nuk është aspak befasi se personat të cilët dëshirojnë të punësohen në këtë kompani duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve të vështira,

Shumica e procesit të intervistimit përfshin pyetje për ekspertizë teknologjike, megjithatë intervista përfshin edhe disa pyetje që s’kanë të bëjnë fare me teknologji.

1. “Përshkruajeni personalitetin e një drejtori për të cilin nuk do të dëshironit të punoni prapë”

2. “Përse po kërkon punë tjetër e nuk po qëndron në punën aktuale?”

3. “Si do ta ndërtonit “Facebook”-un për njerëzit e verbër”?

4. “Nëse do të ishit në një sesion pyetje-përgjigje me Mark Zuckerberg, çfarë do ta pyetnit? Dhe përse?”

5. “A ka diçka të cilën urren ta bësh”?

6. “Ne jemi krenar për balancimin që e ofrojmë për punëtorët që të kenë mjaftueshëm kohë për punën dhe familjen. Sa shumë balancim ju nevojitet që të ndiheni të lumtur në dy aspektet e jetës tuaj?”

7. “Si do të të përshkruanin kolegët?” /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United ka bërë gati ofertën për Mesut Ozil. Sipas…