Qëndrimi i Pacollit rreth Gjykatës Speciale

23 dhjetor 2017 | 11:17

Aleanca për Kosovën e Re (AKR), përmes një komunikate për media ka dalë me qëndrim rreth iniciativës së shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

AKR thotë se raportet e Kosovës me aleatët e përhershëm nuk duhet të sfidohen asnjëherë.

“E kaluara na dëshmon se çdo veprim i pakoordinuar me ta, i ka kushtuar shume vendit dhe të ardhmes sonë”, thuhet në komunikatën e tyre.

“Në këto momente të rëndësishme dhe në këtë situatë të ndjeshme, i ftojmë të gjithë që të tregojmë maturi dhe të jemi të përgjegjshëm, ngase është në pyetje fati i Kosovës. AKR është e vendosur që veprimet politike dhe institucionale t`i ndërmerr gjithmonë në funksion të interesit të shtetit dhe në koordinim të plotë me SHBA-të dhe BE-në”, thuhet tutje.

AKR thotë se paralajmërimet e SHBA-së që lëvizjet e fundit politike rreth shfuqizimit të dhomave të specializuara, janë thika pas shpine për aleatin tonë historik, duhet të trajtohen seriozisht në funksion të një të ardhme të sigurt për shtetin dhe shoqërinë tonë. Në të kundërt mund të rrezikojmë të humbim gjithçka që kemi investuar në ndërtimin e shtetit tonë.

“Lufta jonë për liri ka qenë e pastër dhe ne nuk i frikësohemi askujt, prandaj jemi të bindur se edhe kjo Gjykatë do ta dëshmojë pastërtinë dhe misionin liridashës të kësaj lufte”, përfundon komunikata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drama e një nate më parë, në Kuvendin e Kosovës,…