Qeveria e May i “mbijeton” përpjekjes së deputetëve pro BE-së

17 korrik 2018 | 22:36

Qeveria britanike e drejtuar nga kryeministrja Theresa May i ka mbijetuar një përpjekjeje nga deputetët konservatorë pro BE-së, për të ndryshuar strategjinë e tregtisë, pas Brexit.

Deputetët kërkuan që Mbretëria e Bashkuar të bëhet pjesë e një bashkimi doganor me BE-në, nëse nuk bie dakord për tregti të lirë.

Qeveria u mbrojt me argumentin se një bashkim doganor do të godiste marrëveshje të reja tregtare nga ana e Mbretërisë së Bashkuar dhe fitoi ndaj grupit të deputetëve konservatorë me 307 vota në favor dhe 301 kundër.

Ky ishte një test mjaft i rëndësishëm për Theresa May-n dhe qeverinë e saj pro Brexit, pasi nëse do të humbte, konservatorët do të kërkonin një mocion mosbesimi ndaj kabinetit qeveritar.

Gjithsesi, qeveria humbi betejën që lidhet me rregullimin e tregtisë së iolaçeve në Ligjin për Tregtinë. Parlamenti votoi me 305 vota pro qëndrimit në rrjetin rregullator të ilaçeve, të Bashkimit Europian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është vrarë sonte në fshatin Llaushë të Podujevës.…