Qeveria ende s’e di kush është fajtori kryesor i ndotjes së ajrit

30 janar 2018 | 13:29

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, Albena Reshitaj, ka thënë se ende nuk është gjetur kush është fajtori kryesor për ndotjen e ajrit në vend.

Në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, ajo ka treguar se ka kërkuar të bëhen vlerësime të tilla, por se ende s’ka marrë përgjigje të qartë.

“E mira do të ishte një plan që të mos lejojmë përdorimin në mënyrë ilegale të thëngjillit për ngrohje. T’i marrim masat që vitin e ardhshëm të mos kemi këso problemesh, por të lejohet vetëm eksportimi i tij, mirëpo jo edhe shitja te qytetarët”, ka thënë ajo.

Ndërsa, kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina, ka thënë se ndotja është rezultat i situatës meteorologjike. “Burimet janë të njëjta. Sa më shumë ftohet moti, aq më e lartë është ndotja. Në mungesë të erës, po qëndron ndotja e lartë. 30 për qind termocentralet, industria tjetër shitoret. Shkollat po përdorin naftë dhe po shikojmë kualitetin e tyre. 30 për qind automjetet dhe 30 për qind burime që s’janë të pranishme gjatë verës sidomos në Prishtinë”, ka thënë ai.

Për këtë çështje ka folur edhe Arben Gjukaj, drejtori i KEK-ut, duke thënë se ndotësi momental mbetet vetëm Kosova B. “Jemi duke punuar që njësitë e Kosovës B pas vitit 2020 të punojnë me direktiva të BE-së ku parashihet të bëhet ndotja me vetëm 20 miligramë”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari organizativ i Aleancës Kosova e Re (AKR), Rrahim Pacolli,…