Qeveria: Një pjesë e kërkesave të zjarrfikësve kanë të bëjnë me komunat

12 korrik 2018 | 15:28

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate për medie ka bërë me dije se ka ndjekur me vëmendje protestën e zjarrfikësve të Kosovës dhe ka angazhuar përfaqësuesit e saj që të sqarojnë për ta, vullnetin e qeverisë për ta zgjidhur problemin e tyre.

“Ju informojmë që për herë të parë në Kosovë, e iniciuar me kërkesën personale të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është ndërmarrë nisma për zgjidhjen e padefinuar të statusit të tyre, përmes krijimit të koncept dokumentit, që më vonë do të bëhet edhe rregullore e punës dhe i cili do të përcaktojë qartë statusin e zjarrfikëseve në Kosovë. Kjo rregullore do të përfshijë edhe shumicën e kërkesave që zjarrfikësit kanë, përmes komisionit i cili po punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme”, është theksuar në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Në këtë komunikatë është bërë me dije se është e rëndësishme të njoftohet opinioni, por edhe zjarrfikësit, që një pjesë e kërkesave të tyre kanë të bëjnë me komunat nga të cilat menaxhohen. “Vetëm përmes nismës tonë, konfuziteti se kujt i takojnë në menaxhim dhe në paga, do të sqarohet, përmes ligjit. Definimi i statusit të zjarrfikësve do të jetë zgjidhja e vetme dhe afatgjate për ta dhe këtë rrugë është duke e ndjekur Qeveria e Kosovës dhe për këtë janë njoftuar edhe drejtuesit e zjarrfikësve të Kosovës”, është thënë ndër të tjera në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-sulmuesi i Bayern Munchen dhe tash ndimestrajner i Kroacisë, Ivica…