Qeveria populiste e Italisë bën betimin

01 qershor 2018 | 18:06

Giuseppe Conte, politikani i zgjedhur për të udhëhequr koalicionin qeveritar populist në Itali, bëri betimin si kryeministër, së bashku me qeverinë e tij.

Koalicioni qeveritar midis Lëvizjes Pesë Yjet dhe Partisë Liga u formua pas tre muajsh bllokadë politike.

Ai përmban një përzierje të ministrave anti-establishment dhe të krahut të djathtë, së bashku me disa politikanë që kanë shërbyer në qeveritë e mëparshme.

Gjithsej, 18 ministra u betuan para presidentit italian, Sergio Mattarella, duke përfshirë pesë gra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Malishevës ka ndarë 150 bursa për studentë, të…