>

Qeveria tërheq projektligjin për demarkacionin

20 shkurt 10:29

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar kërkesën për tërheqjen e Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Projektligji me ndryshime do të procedohet në Kuvend nga Qeveria në mbledhjen e paralajmëruar për në orën 16:00.

Kosova dhe Mali i Zi kanë arritur një aneks marrëveshje për të korrigjuar gabimet për kufirin nëse një gjë e tillë ka ndodhur në marrëveshjen paraprake.

Lidhur me këtë vendim, Lista Serbe ka abstenuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Pas tërheqjes së projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit…