Qeveria i thotë po kërkesës së Gjilanit për ndërtimin e Kampusit Universitar

15 dhjetor 2017 | 23:32

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë të premten konfirmimin zyrtar të Qeverisë së Kosovës, e cila tashmë ka kaluar kërkesën e Komunës për investimin e kampusit Universitar me kushte dhe standarde moderne.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që sot me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, fillon procesi kryesor i ndërtimit të kampusit të Universitetit ‘Kadri Zeka’ në Gjilan. Kampusi i ri do të ndërtohet në 7.3 hektarë tokë dhe do të jetë me infrastrukturë dhe kushte të nivelit më të lartë sipas standardeve evropiane”, ka thënë Haziri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) është mbajtur ceremonia…