Qeveria: Vizat hiqen më shpejt sesa mendojnë pesimistët

30 Nëntor 15:41

Ndonëse kishte premtuar liberalizimin e vizave para se të vijë në krye të ekzekutivit, premtimi i kryeministrit Ramush Haradinajt ka mbetur ende vetëm një zotim.

Por pavarësisht këtyre deklarimeve, nga Zyra e Kryeministrit insistojnë se vizat do të hiqen më shpejtë se sa që sipas tyre mendojnë pesimistët.
Ramush Haradinaj pati premtuar se liberalizimi i vizave për kosovarët do të ndodhte brenda tre muajsh pas marrjes së ekzekutivit, nga koalicioni PDK-AAK-Nisma. Por, edhe brenda kësaj periudhe, qytetarët vazhdojnë të mbesin të izoluar. Ndërkohë që nga Qeveria e Kosovës thonë se procesi i cili ka stagnuar që nga viti 2014, do të ndodh shumë shpejtë se sa që mendohet. “Qeveria e Kosovës e ka përshpejtuar adresimin e çështjes së demarkacionit të kufirit duke lëvizur përpara me veprime konkrete nga pika zero, ku ka stagnuar që nga viti 2014. Liberalizimi i vizave do të ndodhë më shpejt sesa pritjet e pesimistëve”, është thënë në përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit Haradinaj për “Zërin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka marrë pjesë…