Queiroz: FIFA nuk duhet ta lejojë të luajë Messin

01 mars 2018 | 10:43

Carlos Queiroz, trajneri i kombëtares së futbollit të Iranit, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë, ndërsa Lionel Messi “nuk është njerëzor dhe për këtë arsye FIFA nuk duhet ta lejojë të luajë futboll”.

Trajneri portugez deklaroi për “fifa.com”: “Gjithmonë them se Messi është i jashtëzakonshëm. Nuk është njerëzor. Derisa të provohet që është njeri, mendoj se FIFA nuk duhet ta lejojë të luajë. Queiroz do të përballet me Portugalinë e tij në fazën e grupeve të Botërorit dhe ish-trajneri i Manchester Unitedit dhe Real Madridit thotë se do të jetë një përballje e veçantë.

“Do të kem kundërshtar Cristiano Ronaldon, më të mirin në botë. Por, në skuadër kam Ronaldot e mi që janë Jahan Bakhsh, Reza Goochannejad, Ali Karimi… Falë tyre besoj se do ta kalojmë grupin”, deklaroi portugezi.
Irani do të përballet me Spanjën, Portugalinë dhe Marokun në Grupin B të Botërorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet që…