Breshëri në Rahovec ka dëmtuar sektorin bujqësor

17 qershor 2018 | 16:45

Reshjet e shiut dhe breshri kanë shkaktuar miliona euro dëme në qytetin e Rahovecit dhe fshatrat përreth. Për t’i përballuar dëmet, nevojitet ndihma e Qeverisë, pasi buxheti i kësaj komune nuk ka fonde të mjaftueshme.

Përveç dëmeve në vreshta dhe kultura bujqësore të shkaktuara nga breshëri dhe shiu i madh, ka pasur dëme edhe në amvisëri dhe biznese.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka deklaruar për “Kosovapress” se urgjentisht nevojitet fondi për investime të dëmeve dhe sistemit anti-breshër. “Si pasojë e motit të lig bujqësia në Komunën e Rahovecit është goditur aq shumë saqë nuk dihet se si do të mbijetojnë fermerët që kanë pësuar dëme”, ka thënë Latifi.

Edhe kryetari i fshatit Krushë e Madhe, Selami Hoti, ka shprehur shqetësimet e tij për banorët e asaj ane, të cilëve u janë shkaktuar dëme të shumta pas vërshimeve. Për sanimin e kësaj situate dhe mënyrën që të zvogëlohen dëmet, Hoti ka thënë se nevojitet mbështetja e Qeverisë, pasi ka familje që jetojnë vetëm nga bujqësia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Apple” mund ta bëjë “iPhone X” më të arritshëm për…