Rahoveci nis shpërndarjen e faturave të tatimit në pronë për vitin 2018

30 janar 2018 | 13:40

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e faturave të tatimit në pronë për vitin 2018.

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit ka njoftuar se faturat e tatimit në pronë për vitin 2018, janë bërë gati dhe tatimpaguesit mund të fillojnë t’i kryejnë obligimet e tyre.

Shpërndaja e faturave do të bëhet përmes PTK-së.

Tatimpaguesit të cilët nuk e pranojnë faturën, luten që të lajmërohen në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa, sektori për tatim në pronë që gjenden në Administratën e Përgjithshme.

“Të gjithë tatimpaguesit mundësinë e kanë që faturat t’i shkarkojnë edhe përmes faqes së internetit www.tatimineprone-rks.org dhe mund të paguajnë edhe përmes e-banking. Për çdo paqartësi eventuale, Komuna u bënë thirrje qytetarëve që të parashtrojnë ankesë pran Qendrës për Shërbime me Qytetarë deri më 30 prill të këtij viti dhe çdo ankesë do të shqyrtohet në afat ligjor”, është në njoftimin e komunës së Rahovecit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj është ftuar nga Komisioni për…