Rahoveci-Ylli, derbi i javës në basketboll

17 mars 2018 | 10:22

Xhiroja e XXIII e IP Superligës së Kosovës në basketboll do të filloj të shtunën me takimin që do të zhvillohet në kryeqytet ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Pejës.

Ndeshja do të luhet duke filluar nga ora 13:00. Po të njëjtën ditë, Trepça e pret Kerasan Prishtinën, takim ky që do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00.

Ndërkaq të dielën në program është ndeshja derbi e kësaj xhiroje, ajo në mes Rahovecit dhe Golden Eagle Yllit që do të luhet në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë duke filluar nga ora 19:30.

Të hënën në program është dueli i fundit i xhiros së XXIII, ai ndërmjet Boreas dhe Bashkimit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih në bashkëpunim me…