Rama: Baca Hilmi i dha shumë Kosovës

17 qershor 2018 | 23:09

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rafet Rama, ka ngushëlluar familjen Haradinaj me rastin e ndarjes nga jeta të bacës Hilmi Haradinaj.

Rama i cili ka qenë bashkëluftëtar me djemtë e bacës Hilmi, ka thënë se ky i fundit i ka dhënë shumë Kosovës.

“Sot morëm një lajm të dhimbshëm për vdekjen e bacës Hilmi, një burrë i fortë e njeri i mirë për ne që kishim fatin ta njohim për afër, një burrë që i dha shumë Kosovës ! Pusho i qetë baca jonë Hilmi! Të qoftë i lehtë dheu, e ngushëllimet më të sinqerta familjes Haradinaj dhe të gjithë miqve që e njohën këte burrë të madh!”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zvicra me mjaft fat nxori sonte një pikë kundër favoritit…