Rama konfirmon rikandidimin e Veliajt për kryetar të Tiranës

06 maj 2018 | 14:35

Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama, ka konfirmuar rikandidimin e Erion Veliajt si kryebashkiak të Tiranës.

Gjatë inaugurimit të zgjatimit të “Bulevardit të Ri”, Rama ka deklaruar se jo vetëm në këtë mandat, por edhe në mandatin e ri qeverisës së bashku me kryebashkiakun do të bëjnë më shumë se sa është bërë në këto tre vite në Tiranë.

“Projektet e bashkisë dhe të Qeverisë për Tiranën, plus një sërë projektesh të përbashkëta, na jep mundësinë të themi se jo vetëm në këtë mandat të kryetarit të bashkisë ne do bëjmë shumë më tepër se sa është bërë në shumë vite, por në mandatin e ri qeverisës ne do bëjmë në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë shumë më tepër se sa është bërë në këto tre vite”, ka thënë Rama.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Në…