Rama i quan deputetët e opozitës “zogj të korbit”

22 shkurt 2018 | 16:10

Derisa kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po fliste për ndihmën ekonomike në foltoren e Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PD), Lulzim Basha dhe deputetët e opozitës i janë afruar foltores duke i kërkuar llogari Ramës për gjuhën e përdorur, duke i quajtur ata “zogjtë e korbave”.

“Tritan, ne nuk krahasohemi me kohën e zogut po përballë zogjve të kohës që jeni ju dhe fluturoni si korbat mbi çdo gropë që hapët duke kërkuar llogari prej nesh. Urdhëro, vazhdoni fluturoni, po ta mësojnë njerëzit se ju jepnit 38 milionë dollarë për ndihmën ekonomike, ne japim 48 milionë dollarë. Subvencioni juaj për energjinë, ujin librat e kështu me radhë ishte minimal”, ka thënë Rama në fjalën e tij.

Kaq mjaftoi dhe për pak sekonda deputetët e opozitës iu afruan foltores.

Pas tërheqjes së vëmendjes nga kryetari i Kuvendit, deputetët e opozitës janë larguar nga salla e Kuvendit.

“Si të gjitha reformat që tentuat po nuk i bëtë kurrë, kjo është një reformë që nisi në qershor të 2014-s duke u pilotuar në tri qarqe, Elbasan, Tiranë dhe Durrës ku nga procesi i pilotimit dhe zbatimi i kësaj skeme rezultuan as më shumë e as më pak po 19.700 deklarime të rreme, subjekte abuzive që merrnin ndihmën ekonomike nga ju dhe që nuk meritonin ta kishin”, ka thënë Rama, raporton “TCh”.

Pas fjalës së kryeministrit, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka mbyllur seancën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agron M. Rexhepi MD, MSc, PhD Shëmbëlltyra mendore paraqet imagjinatën,…