Rama shpjegon deklaratën për presidentin mbarëkombëtar

20 shkurt 2018 | 17:08

Në një intervistë ekskluzive për “Top Channel”, kryeministri Edi Rama, ka sqaruar deklaratën e bërë prej tij në ditën e Pavarësisë së Kosovës për një president të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Nuk bëra asnjë deklaratë. Një fjali e lirë u shkëput nga konteksti dhe kthye në një program politik. Në fjalën e atij rasti, i lejova vetes që të vrapoj me imagjinatë, se si mund të jetë 20-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Është sport kombëtar, por edhe ndërkombëtar, që shkëputet një fjali nga konteksti dhe pastaj bëhet një histori. Por besoj se askush nuk më ndalon të imagjinoj. Sa i përket pastaj artikulimit, se si kjo mund të ndodhë nga ana legjislative imagjinata ime nuk ka shkuar deri aty”, ka deklaruar Rama për “Top Channel”.

Intervistën e plotë, marrë nga gazetari Endri Xhafo, mund ta ndiqni në edicionin qendror të lajmeve në orën 19:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen…