Ramë Lahaj pjesë e fushatës “Made in Kosova”

11 janar 2018 | 20:56

Tenori, Ramë Lahaj është bërë pjesë e fushatës “Made in Kosova”.

Në kuadër të kësaj fushate ai ka thënë se ndjehet krenar që ka përfaqësuar Kosovën në sallat dhe teatrot më të rëndësishme të botës.

“Me punën time të madhe kam arritur të përformojë në sallat dhe teatrot me të rëndësishme të botës, e privilegji që prej teje vij më ka ba ma të madh e ma të veçantë! Kosovë tek ti e kam shpirtin, prandaj tek ti kthehem gjithmonë!”, ka shkruar ai në profilin e vet në “Facebook”.

Fushata “Made in Kosova” është një kampanjë vetëdijesuese që qëndron në rritjen e kapaciteteve të prodhimit dhe në zgjerimin e aktiviteteve të sektorit prodhues, duke krijuar kështu vende të reja të punës dhe zhvillim të përgjithshëm ekonomik. Përkrahja e kësaj kampanje fuqizon rritjen e qëndrueshme ekonomike në Kosovë dhe afirmon Kosovën si vend i produkteve cilësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini u kundërpërgjigjet deklaratave…