Raportuesi i PE-së për Kosovën: Liberalizimi i vizave, afër

23 mars 2018 | 16:04

Raportuesi i Parlamentit Evropian (PE) për Kosovën, Igor Sholtes, pret që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të ndodhë shumë shpejtë pas vendimit për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

“Ky është një hap shumë i rëndësishëm në veçanti për qytetarët e Kosovës, sepse tani ata janë shumë afër liberalizimit të vizave dhe lirisë së lëvizjes, që është një prej postulateve elementare të BE. Në këtë mënyrë Kosova është kthyer në lojë dhe ka plotësuar një prej kushteve shumë të rëndësishme për liberalizimin e vizave”, ka thënë Sholtes në një intervistë për “Deutsche welle”.

Ai ka thënë se Kosovën e pret një luftë e vështirë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Pritet që Kosova të vazhdojë këtë luftë dhe të bëjë reformat e duhura, për demokratizimin e shoqërisë. Kosova duhet të punojë shumë dhe të vazhdojë procesin për plotësimin e standardeve për demokratizim, pavarësinë e organeve juridike dhe çrrënjosjen e korrupsionit”, ka deklaruar Sholtes.

I pyetur nëse Serbia duhet ta njohë Kosovën para anëtarësimit në BE, ai është përgjigjur: “Këto gjëra mund të zgjidhen përmes dialogut”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj, është…