Rashica flet si lojtar i Werderit

31 janar 2018 | 13:06

Ish-lojtari i Kosovës së Vushtrrisë, Milot Rashica ka folur për herë të parë si lojtar i skuadrës së Werder Bremen. Ai është i lumtur se është transferuar në një skuadër aq të madhe sa Bremen.

“Jam i lumtur që luaj për një klub të madh si Werder Bremen që ka një tradite të madhe në Bundesliga dhe mezi po pres sfidat e reja. Kalimi te Werderi është hap i madh. Jam i bindur se mund të përmirësojmë situatën si ekip dhe unë personalisht të zhvillohem sa më mirë që të jetë e mundur”, ka thënë Rashica.

Në anën tjetër edhe skuadra gjermane është shfaqur mjaftë e kënaqur me transferimin e futbollistit nga Kosova, duke e vlerësuar si një futbollist më perspektiv të madhe.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka…