>

Rashiqi: Lista Serbe ka kushte financiare për votimin e demarkacionit

13 mars 18:26

Kryetari i Partisë Progresive Serbe, Nenad Rashiq, ka thënë se deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës kanë disa kushte për të votuar pro ratifikimit të demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas tij, këto kushte do të jenë të natyrës financiare dhe personale.

“Do të ketë kushte, por do të ketë kushte financiare dhe jo aso politike”, ka thënë Rashiq për RTK-në.

Ai ka thënë se me izolimin e Kosovës po humbin edhe qytetarët serbë që jetojnë në Kosovë. “Nga liberalizimi do të përfitojnë të gjithë sepse edhe serbet e Kosovës janë të izoluar. Ne jemi të izoluar nga Serbia, BE-ja dhe të gjithë. Unë do të dëshiroja që qytetarët të jetojnë të paktën vetëm tri ditë në mënyrë që ta shohin dhe ta përjetojnë atë qetësi, ku njerëzit nuk i bien borisë pa arsye dhe nuk bërtasin askush, ndërsa ne nuk e kemi një qetësi të tillë”, ka thënë Rashiqi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ratifikimi i vijës kufitare me Malin e Zi pritet të…