Reali, gati 200 milionë për De Bruyne

19 shkurt 2018 | 12:07

“Don Balon” raporton se numri një i Real Madridit, Florentino Perez, është duke bërë gati 200 milionë euro për transferimin e Kevin De Bruyne.

Mesfushori i Manchester City është çelësi kryesor i suksesit të jashtëzakonshëm të klubit anglez që po lufton për katër trofe këtë edicion dhe është afër sigurimit të dy prej tyre: Kupën e Anglisë dhe Premier Ligën. Në anën tjetër trajneri Zinedine Zidane e pëlqen shumë belgun dhe do të tentojë gjatë verës ta bindë lojtarin për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”, lëvizje vështirë e realizueshme, të paktën derisa Pep Guardiola të jetë në stolin e Cityt.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para objektit të Parlamentit Evropian në Bruksel nesër (martë) do…