Reali kualifikohet në finale

01 maj 2018 | 23:13

Real Madrid është kualifikuar për në finalen e katërt në pesë edicionet e fundit të Champions League dhe do të synojë në Kiev të fitojë për herë të tretë radhazi në veprimtarinë më prestigjioze të planetit.

“Los Blancos” kanë eliminuar Bayern Munich në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-3, në saj të fitores 2-1 në Gjermani dhe barazimit 2-2, sonte në “Bernabeu”, raporton “Telesport”. Bayern Munich ka pasur fillimin e ëndërruar me golin e shënuar nga Joshua Kimmich, pas vetëm dy minutash lojë. Mbrojtësi kishte shënuar golin e golin e parë në ndeshjen e luajtur në Mynich.

Përgjigja e Real Madrid erdhi kur u mbushën dhjetë minuta lojë. Pas një aksioni me 28 pasime, vetëm një më pak se rekordi në këtë edicion të Champions League, Karim Benzema shënoi me kokë duke përfituar nga një krosim i Marcelo.

Pjesa e dytë nisi si e para, me gol, por këtë herë ishte Real që shënoi. Benzema përfitoi nga një gabim amatoresk i portierit Ulrich dhe shënoi me portën e boshatisur.

Gjithsesi, kur u mbush një orë lojë, një “ish” ndëshkoi Real, teksa James Rodriguez mposhti portierin Navas me një diagonale të saktë nga brenda zonës. Një gol që i dha “zjarr” 30 minutave të fundit, por pritjet e Navas shmangën humbjen për Real. Cristiano Ronaldo nuk shënoi asnjë gol në 180 minutat kundër Bayern, gjithsesi ai arriti një tjetër rekord, me 152 ndeshje të luajtura në Champions League ai është futbollisti në aktivitet që ka luajtur më shumë në këtë veprimtari.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për mbikqyrjen bërthamore solli në…