Reali përgatit ndryshime në sulm

24 dhjetor 2017 | 12:35

Humbja në “El Clasico” shoqërohet me largime. Disfata në një ndër ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit për Realin e Madridit nuk do ta kalojë edhe aq kollaj. Drejtuesit e klubit ‘merenges’ janë duke përgatitur një revolucion të vërtetë në radhët e skuadrës.

Mediet spanjolle bëjnë me dije se i pari që do të prijë listën e largimeve është sulmuesi Karim Benzema, raporton Supersport”. Forma jo e mirë e francezit ka bërë që presidentit Florentino Perez t’i soset durimi. Siç raportohet kreu i Realit ia kishte bërë të qartë Benzemasë përpara takimit me Barçën se nëse nuk luan mirë në këtë përballje ai do të largohet.

Karim Benzema

Kështu humbja 3-0 brenda në shtëpi nuk i ka kushtuar vetëm ‘mbretërorëve’ që tashmë e shohin vetën 14 pikë larg kreut, por edhe sulmuesit 30-vjeçar. Largimi i tij pritet të ndodhë që në Janar. Pritet që listës ti bashkohen edhe emra të tjerë, por largimi i tyre pritet të ndodhë gjatë merkatos verore.

Harry Kane of Tottenham Hotspur during the Premier League match between Leicester City and Tottenham Hotspur at The King Power Stadium on November 28, 2017 in Leicester, England.

Florentino Perez ka gati emrin e pasuesit të Benzema dhe ai është sulmuesi i Interit, Mauro Icardi. Për argjentinasin ditët e fundit janë shtuar zërat për një transferim të mundshëm tek Los Blancos. Gjithashtu Harry Kane është një tjetër emër që ka ngjallur interes te madrilenët, por ky nuk është një lojtar që mund të transferohet në janar.

 Mauro Icardi has scored 17 goals in 17 games so far this season for Inter Milan

Aubameyang është ndoshta pista më e mundshme për merkaton e dimrit, duke parë marrëdhënien jo të mirë të tij me Dortmundin, por këtu duhet që Reali të mposhtë konkurrencën e Atleticos.
Merkato që lamë pas ishte ndër ato të pakta raste, kur Reali i Madridit mbyllte dritaren e transferimeve pa shumë bujë. Mesa duket një gabim i tillë nuk do të përsëritet më, duke parë edhe gjendjen që po kalon skuadra, ku ndërhyrjet tashmë janë domosdoshmëri.

Bundesliga: Aubameyang open to Atletico rumours

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është pyetur lidhur më…