Reali rivalizon Bayernin për Pulisiqin

08 mars 2018 | 16:20

Reali i Madridit duket se po përgatit një superofertë për yllin e Borussias së Dortmundit, Christian Pulisiq.

Ai vlerësohet rreth 80 milionë euro, një shumë kjo që Reali është i gatshëm t’ia ofrojë Borussias. Pulisiqi shihet si zëvendësuesi ideal i Balet në krahun e djathtë, gjithashtu ai ka luajtur edhe në krahun e majtë. Por, edhe Bayern Muncheni kishte kohë që ndiqte nga afër lojtarin.

“Bavarezët”, ndryshe nga madrilenët, nuk mendojnë se 80 milionë euro për 19-vjeçarin janë shumë dhe ende nuk kanë vendosur të bëjnë një ofertë zyrtare për lojtarin. Talenti i Borusias duket se është tunduar nga oferta e spanjollëve dhe klubet do të ulen së shpejti të bisedojnë për transferimin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme e  Republikës…