Reçica paralajmëron trajtimin meritor edhe të nënave lehone të papunësuara

08 mars 2018 | 18:46

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, pas deklaratave të deputetes Mimoza Kusari-Lila që nuk është punuar për të drejtat ligjore të nënave lehonë, për trajtimin e grave të dhunës seksuale, ka thënë se për dy muaj qeveria ka arritur një pension për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

“U tha që Qeveria nuk ka bërë asgjë për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale. Për një kohë të shkurtër për dy muaj në qeveri kemi marrë vendimin për përcaktimin e shumës së pensionit për atë kategori”, ka thënë Reçica.

Ai ka deklaruar se jo vetëm për nënat lehona që punojnë do të bëhet ligji, por do të bëhet edhe për nënat lehona që nuk janë në punë.

“Nuk duhet të bëhet brengë jona nataliteti në mungesë të buxhetit. Ne punojmë që nënat lehona ta kenë vendin e merituar, jo vetëm ato që janë duke punuar por edhe ato që nuk janë në punë të marrin trajtimin e duhur”, ka thënë Reçica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur të…