Reçica: Për veteranët e UÇK-së janë siguruar 100 milionë euro

03 janar 2018 | 13:04

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skënder Reçica, ka bërë me dije se janë siguruar 100 milionë euro për veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ka thënë se për 100 ditë kanë arritur që të punojnë në avancimin e kompensimit për viktimat e dhunës seksuale, meqë ky proces sipas tij është zvarritur.

Ministri Reçica ka premtuar pasi komisioni t’i kryej procedurën e verifikimit në bazë të kritereve, do të fillohet të bëhen pagesat e para për këtë kategori.

Më tutje, ai ka thënë se mbetet shqetësuese shkalla e lartë e papunësisë, mungesa e sigurisë dhe shëndeti i punëtorëve në vendet e punës. (ksp)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i javës së 22-të në Premier Ligë zhvillohet sonte…