Reçica: Qeveria ndan mbi 326 mijë euro për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së

19 prill 2018 | 11:12

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica ka bërë me dije se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e mbi 326 mijë euro për kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

Ai ka thënë se qëllimi kryesor i këtij vendimi është përkrahja financiare për rehabilitimin e familjarëve të dëshmorëve, invalidëve të luftës si dhe funksionimi i shoqatave të UÇK-së.

“Sot në mbledhjen e Qeverisë u miratua propozim vendimi i MPMS-së, për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej 326,400.00 euro, për mbulimin e kërkesave të shoqatave të kategorive të dala nga lufta, për Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, si dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Qëllimi kryesor i këtij vendimi është përkrahja financiare për rehabilitimin e familjarëve të dëshmorëve, invalidëve të luftës së UÇK-së, si dhe funksionimi i këtyre tri shoqatave dhe degëve të tyre. Një vendim i tillë do të kontribuojë në përmirësimin e jetës se këtyre kategorive”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NASA ka nisur një anije kozmike në Gjithësi me mision…