Reforma në administratën publike, e pandalshme

19 prill 2018 | 15:42

Reforma e administratës Publike kërkon rolin dhe efektin e secilit prej nesh në bazë të përgjegjësive që kemi.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takimin Ndërministror për Reformën e Administratës Publike që është mbajtur të enjten në Prishtinë, organizuar nga Ministria e Administratës Publike.

“Është një proces i madh, kompleks, por më vjen mirë që kemi filluar të definojmë qartë se çfarë përmban dhe si do të ndodhë reforma”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se hartimi i pakos legjislative, që pastaj i jep normë kësaj reforme, i jep siguri çdokujt në funksionim dhe njëkohësisht krijon edhe sigurinë buxhetore dhe qartëson funksionimin tonë si administratë shtetërore.

Kryeministri Haradinaj ka thënë pakoja ligjore e ligjeve, që e normojnë ekzistencën tonë si administratë publike, do të jetë një sfidë e madhe, por shprehu përkrahjen e tij të pa rezervë për të vazhduar tutje.

Ndërsa ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar, ka thënë se ky vit do të jetë vit i hapave të mëdhenj në fushën e administratës publike. “Ministria e Administratës Publike, ashtu siç është zotuar, në muajin qershor të këtij viti do të përcjell në Qeveri pakon ligjore të 3 ligjeve bazike të administratës publike: Ligjin për Pagat, Ligjin për Shërbimin Civil dhe Ligjin për Organizimin e Administratës Publike”, ka thënë Jagxhilar.

Kurse Besnik Tahiri, Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, ka thënë se ekziston një vullnet i fortë politik për të përmbyllur një reformë e cila përfundimisht do të normojë hierarkinë institucionale të institucioneve të Kosovës, do t’i ofrojë statusin juridik, do të nivelizojë pagën mbi parimin për punën e njëjtë pagën e njëjtë, dhe do të kthejë administratën si shtyllën kryesore në rrugëtimin tonë drejtë Bashkimit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është i pakënaqur nga…