Rektori Kosumi nderon heroin Kadri Zeka

17 Janar 15:23

Drejtues të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, me rastin e 36-vjetorit të rënies heroike të Kadri Zekës e që ndërlidhet me manifestimet e “Flakës së Janarit 2017”, kanë nderuar veprën e atdhetarit emrin e të cilit e mban Universiteti ynë “Kadri Zeka”.

Fillimisht rektori Bajram Kosumi ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesin e familjes së atdhetarit Kadri Zeka, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Zenun Pajaziti, dhe Ilir Tahiri djali i dëshmorit, Avdullah Tahiri.

“Ju duhet të jeni krenar me veprën madhore të familjarëve tuaj, të cilët punuan për lirinë e vendit tonë të cilën ne po e gëzojmë sot. Kjo është edhe porosia e jetës dhe veprës së atdhetarit Kadri Zeka të cilin nuk do ta harrojmë kurrë, dhe me krenari do ta kujtojmë gjithmonë”, ka thënë rektori i Universitetit “Kadri Zeka”.

Më pas rektori së bashku edhe me prorektorët, sekretarin e përgjithshëm, dekanët dhe përfaqësues të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka”, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh në varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Ushtria ukrainase, ka bërë me dije se dy ushtarë të…