Reperi i njohur bëhet baba për herë të dytë

23 prill 2018 | 11:38

Reperi Benjamin Hammond Haggerty, i njohur me emrin e artit Macklemore dhe bashkëshortja e tij Tricia Davis, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku.

Reperi 34-vjeçar ka njoftuar se Tricia solli në jetë një vajzë e cila lindi një muaj më parë. Macklemore ka bërë me dije këtë lajm pasi u pyet se si i kaloi pushimet.

“I kalova në spital. Me vajzën time e cila erdhi në jetë”, ka thënë për “Spin 1038”. Macklemore dhe Tricia janë prindër edhe të një vajze dyvjeçare.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktorja Courtney Cox dhe i dashuri i saj Johnny McDaid…