Resul Sinani, aktivitetin e parë politik e nis nga vendlindja

25 mars 2018 | 16:54

Gazetari Resul Sinani, i cili para disa javësh ka aderuar në Nismën Socialdemokrate, ka bërë me dije se aktivitetin e parë e ka nisur nga vendlindja e tij në Dragash.

Ai ka thënë se gjatë vizitës në Degën e Nismës Socialdemokrate në Dragash ka takuar edhe shokët e fëmijërisë.

“Vizitë në Degën e Partisë Nisma Socialdemokrate në Dragash! Jo rastësisht, aktivitetin tim të pare partiak, e bëra në degën që përfaqëson vendlindjen time. Ne këtë degë, takova shokë të fëmijërisë, tek të cilët pashë entuziazmin dhe vullnetin për të rrugëtuar dhe për t’u rritur politikisht se bashku! Bashkë me zëvendës ministrin e MBPZHR, Vesel Krasniqi i falënderuam për aktivitetin e deritanishëm dhe ju premtuam se do t’ju qëndrojmë me afër në të ardhmen!”, ka shkruar Sinani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fadil Maloku 1. Popujt e mëdhenj, pra popujt apo kombet…