Resul Sinani dhe 40 të tjerë iu bashkuan partisë së Limajt

27 shkurt 2018 | 20:48

Me rastin e katër vjetorit të themelimit të Nismës Socialdemokrate, moderatori i  njohur i lajmeve i cili ishte pjesë e televizionit publik, Resul Sinani, është prezantuar zyrtarisht si pjesë e kësaj partie.

Në fjalimin e tij, gazetari Resul Sinani deklaroi se kurrë nuk është ndier më i emocionuar.“Në profesionin e deri mbrëmshëm kam udhëhequr shumë ngjarje jam duartrokitur, por këto duartrokitje sonte janë shumë më ndryshe. Janë duartrokitje të mikpritjes”,deklaroi ai.

Sinani ka thënë,  se i është bashkuar Nismës me qëllim që ta shkruaj së bashku me të tjerët të ardhmen e kësaj partie.

Në mesin e 40 personaliteteve që iu bashkuan sot Nismës është dhe Jeton Svirca, ish-deputet i Partisë së Drejtësisë.

Më poshtë është lista plotë e personaliteteve të cilët nga sot i janë bashkuar Nismës Socialdemokrate: Jeton Sfirca, Ilir Rexhepi, Resul Sinani, Gani Pllana, Gani Gjini, Avdullah Klinaku, Rifat Morina, Rrezarta Gashi, Isuf Ahmeti, Sazan Kryeziu, Besnike Rashiti- Xhemajli, Mevlide Jahiri, Xhevdet Krasniqi, Imret Shabani, Blerina Hoxha, Hasan Biraj, Fexhirije Salihu, Albulena Kryeziu, Bajram Sherifi, Driton Zeqiri, Sevdai Robelli, Kushtrim Çekaj, Alfred Krasniqi, Shkumbin Qehaja, Bekim Thaçi, Fitim Halimi, Besnik Shabani, Nexhat Rama, Fjorda Rudi, Hilmi Halili, Dashnim Bajrami, Mehdi Salihu, Xhavit Bungu, Ardian Selishta, Musa Beqiri, Faruk Hoti, Ilir Meha, Pajtim Rama, Bukurije Mehmeti, Donjeta Leci, Arta Abdyli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë për shkak të moti…