“Reuters” zgjedh foton nga Tirana për vdekjen e Dolores O’Riordan

15 janar 2018 | 20:42

Këngëtarja e bendit irlandez Cranberries, Dolores O’Riordan, e cila vdiq sot në moshën 46 vjeçare, kishte mbajtur koncert edhe në Tiranë.

Më 13 qershor 2007, vetëm pak ditë pas koncertit të artistit italian Zucchero (me të cilin kishte pasur një bashkëpunim në këngën “Puro amore”), ajo performoi në Shqipëri si pjesë e turneut “Living Room Show” dhe këndoi në stadiumin “Selman Stërmasi”, njofton Klan Kosova.

Agjencia e lajmeve Reuters e ka përzgjedhur fotografinë nga koncerti i O’Riordan në Tiranë në shkrimin për vdekjen e saj.

Autor i fotografisë është Arben Celi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë, i kryesuar nga…