Ricciardo triumfon në Kinë

15 prill 2018 | 14:17

Daniel Ricciardo me Red Bull ka triumfuar sot në garën e Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1, prova e tretë sezonale e Botërorit 2018, duke korrur suksesin e parë sezonal në pistën e Shangait, i gjashti në karrierën e tij.

Një paraqitje e shkëlqyer e pilotit australian, që përfitoi nga hyrja e makinës së sigurisë në pistë në mesin e garës, për të ndërruar gomat. Për pasojë, Ricciardo i kishte më të freskëta gomat në pjesën e dytë të garës, duke nisur një seri parakalimesh, të gjitha fantastike, duke marrë kreun 10 xhiro nga fundi dhe fituar garën. Në vendin e dytë u rendit Valtteri Bottas me Mercedes, ndërsa në të tretin u klasifikua Kimi Raikkonen me Ferrari.

Sebastian Vettel, që e nisi garën nga “pole” e mbylli atë në vendin e tetë, pas një kontakti me Verstappen dhe me makinën e dëmtuar, ndërsa Hamilton u klasifikua në vendin e pestë, në një garë anonime dhe pa grintë për kampionin e botës në fuqi.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu…