Rita Ora arrin në Kosovë, gjatë ditës do të mbajë konferencë për shtyp

17 shkurt 2018 | 13:48

Rita Ora tashmë ka arritur në shtetin e Kosovës.

Ajo është pritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari” nga ana e fansave dhe këshillit organizues të koncertit.

Këngëtarja kishte udhëtuar drejt kryeqytetit tonë me aeroplan privat , ku ishte e shoqëruar me të motrën, Elenën.

Adil Behramaj nga këshilli organizues ka konfirmuar për “Telegrafin” arritjen e Ritës në Prishtinë.

“Po ka ardhur Rita. Ajo do të mbaj një konferencë për shtyp pas orës 15:00”, ka thënë Behramaj.

Këngëtarja shqiptare pritet të perfomojë para publikut shqiptar sonte me fillim në ora 22:00 në Prishtinë.

Paraprakisht, koncerti në nder të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të startojë në ora 20:00, ku do të perfomojnë disa këngëtarë shqiptarë.

Ndryshe, bukuroshja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha, së bashku me bashkëshortin Visarin…