Rita Ora dekorohet me Medaljen Presidenciale të dhjetëvjetorit të Pavarësisë

18 shkurt 2018 | 10:13

Presidenti Hashim Thaçi, e ka dekoruar këngëtaren kosovare me famë botërore Rita Orën, me Medaljen Presidenciale të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.

“Në këto dhjetë vjet pavarësi, Rita Ora ka qenë imazh i Kosovës kudo në botë. Ajo karrierën e zhvilloi bashkë me emrin dhe flamurin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.

“Performimi i saj para mbi 300 mijë qytetarëve mbrëmë ishte një rikthim i gëzimit dhe emocioneve të 17 shkurtit 2008. “Për kontributin e saj të pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë, unë mbrëmë e kam dekoruar Rita Orën me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Faleminderit Ritë. Jemi krenar me ty”, ka thënë Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka postuar në llogarinë e…