Rita vjen në Kosovë, buxheti për dhjetëvjetorin miratohet javën e ardhshme

09 Shkurt 22:52

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka miratuar buxhetin për shënimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë. Kjo po e rrezikon edhe ardhjen e Rita Orës, këngëtares me famë botërore dhe me prejardhje nga Kosova.

“Gazeta Express“ ka kontaktuar me këshilltarin e presidentit Thaçi, Adil Behramaj, i cili është pjesë e Këshillit Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, i cili ka rikonfirmuar gatishmërinë e këngëtares Rita Ora për të kënduar më 17 shkurt në Prishtinë.

“Buxheti është vetëm çështje procedurale, i cili besojmë se do të aprovohet javën e ardhshme. Ne kemi qenë gjatë gjithë kësaj kohe në kontakt me ekipin dhe familjarët e Ritës dhe dje na është rikonfirmuar sërish që Rita dhe ekipi e saj janë gati për të ardhur në Prishtinë për dhjetëvjetorin e pavarësisë, për Kosovën dhe qytetarët tanë. Një koncert i një ylli botëror siç është Rita natyrisht që ka edhe shpenzime dhe asnjë kompani vendore nuk ka kapacitete ta organizojë pa bashkëpunim me kompani të tjera rajonale. Rita, ritheksoj, po vjen për qytetarët dhe ka kërkuar që i gjithë koncerti të jetë i hapur, pa bileta, pa pare”.

“Ne si Këshill Organizativ, i cili kemi qenë në përbërje të të gjitha institucioneve më të larta në vend, e kemi kryer punën tonë, ndërsa tash vendimmarrja është në duar të institucioneve ekzekutive, të cilat i kanë procedurat e veta”, ka thënë Behramaj.

Ai ka thënë se kësaj situate nuk i nevojiten spekulimet, sepse kjo çështje do të kryhet sapo të thirret mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës, në javën e ardhshme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të fundit
Një seri fotosh bardhë e zi të Luftës së Vietnamit…