Roma rikthen interesimin për Mahrezin

03 janar 2018 | 21:38

Sipas France Football, Leicester City është i gatshëm të shesë yllin Riyad Mahrez në këtë afat kalimtar nëse një ofertë e duhur vjen në drejtim të tij.

Për shërbimet e tij më parë kishte shprehur interesim, Roma, që raportohet se ka rikthyer interesimin për të, transmeton Koha.net.

Në gusht Roma kishte ofruar 40 milionë euro, megjithatë klubi anglez e kishte shitur, e raportohet se për shërbimet e tij kishte kërkuar 50 milionë euro.

Në garë për algjerianin janë edhe Arsenali e Napoli. Në këtë sezon ai ka shënuar tetë gola në 24 paraqitje, përderisa ka bërë edhe tetë asistime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi është i gatshëm të ofrojë 150 milionë euro…